Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përplasje mes kandidatëve të LSI në Vlorë? Luan Rama puth në ballë Grisejda Myslimin

Përplasje mes kandidatëve të LSI në Vlorë? Luan Rama

Kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama i ka dhënë fund sot zërave për përplasje mes kandidatëve. I pranishëm në takimin elektoral të LSI-së në Vlorë, Luan Rama tha se janë përpjekur jo pak herë t'i përçajnë, por nuk ja kanë dalë dot.

"LSI është partia e zemrave, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit europian, për ta bërë Shqipërinë atë, që nën thirrjen e ‘duam Shqipërinë si Evropa’ u bënë bashkë e rrëzuan diktaturën.

Po ata do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes, shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqipërisë", u shpreh ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama ftoi në podium të dytën në listën e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimin, të cilës i dha edhe një puthje në ballë.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur aludime për një përplasje në radhët e LSI-së, zëra që filluan pasi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bëri thirrje që të votohen vajzat në listën e LSI në Vlorë, duke mos përmendur emri e Luan Ramës. Megjithatë Luan Rama i ka mohuar zërat për një 'ftohje' me LSI-në.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore