Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përplasja për "Open Balkan"/ Kurti zbulon takimet me Ramën: Nuk biem dakord për këtë temë, por...

Përplasja për "Open Balkan"/ Kurti zbulon takimet me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar që të ketë krisje në marrëdhëniet me Edi Ramën, pavarësisht se dy liderët e shteteve shqiptare janë përplasur vazhdimisht, kryesisht për nismën e “Shengenit Ballkanik” e pagëzuar më pas “Open Balkan”

Gjatë një deklarate për mediat pas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel,  Kurti tha se komunikon dhe bashkëpunon vazhdimisht me Ramën, të cilin e ka takuar disa herë.

‘’Herën e fundit kur kemi biseduar ishte para dy javësh në Bled të Sllovenisë ku ishim bashkë. Jemi takuar edhe në Tiranë, Dhërmi. Vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve, është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë tani. Për gjëra të tjera jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë.’’- tha Kurti./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore