Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përplasja e dhunshme para derbit kryeqytetas/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 14 të tjerë

Përplasja e dhunshme para derbit kryeqytetas/ Arrestohen 2 persona,

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pas përplasjeve të dhunshme mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës. Gjithashtu, përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se kanë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Sipas informacioneve nga policia së qytetit, të arrestuarit janë shtetasit S.V., 28 vjeç dhe K.B., 19 vjeç, tifozë të dy skuadrave respektive, të cilët janë konfliktuar dje duke përdorur sende të forta.

"U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë. 

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,", njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore