Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përmbytjet masive që shkaktuan viktima në vend/ Berisha: Rama në pabesi hapi portat e Komanit, është vepër penale

Përmbytjet masive që shkaktuan viktima në vend/ Berisha: Rama

Kreu i PD, Sali Berisha ka lënë sallën e parlamentit, teksa fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Berisha vijoi akuzat ndaj qeverisë për përmbytjet në Shkodër.

Kryedemokrati theksoi se u hapën portat dhe për këtë arsye sipas tij Shkodra përjetoi një dramë të madhe.

“Të nderuar qytetarë, në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që po përjetojnë Shkodra dhe Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi, në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit, autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe krijoi një dallgë përmbytëse të tillë që nuk e kishte parë Shkodra, dallgë e cila nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut, monument kulture, dallgë që përmbyti në një kohë të shkurtër 500-600 banesa.

Ky akt i mosnjoftimit është vepër penale. Qëllimi ishte që përmbytja të mos i faturohej hapjes së digave dhe kaskadës, që me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve. E dyta, të fshihte faktin se për ditë të tëra nuk prodhoi energji elektrike, duke lejuar edhe rritjen e lartësisë së ujit në Koman, që është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar dhe mbushet dhe stërmbushet nga lumenjtë e rrëmbyer brenda një kohe të shkurtër.

Reshjet ishin të paralajmëruara, por të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku që të importonte energji me 230 euro megavati, në një kohë kur portat hapeshin dhe shkonin në det duke ndëshkuar shqiptarët.

Pasi e kreu këtë akt, në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që të premtonte se do dëmshpërblinte dëmet një më një, duhet ta dini se të gjitha të mbjellat nën ujë, shkatërrohen, kryesisht kishte grurë. U shkatërroi të gjithë ekonominë me një akt pabesie në mesnatë, duke hapur dyert pa asnjë paralajmërim.

Tani del në interpelancë dhe do bëjë krahasime të pakrahasueshme”-tha Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore