Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Përleshje me thikë mes të rinjve në Prizren, vdes 15-vjeçari

Përleshje me thikë mes të rinjve në Prizren, vdes

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Prizren si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje me thikë mes pesë të rinjve në këtë komunë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në rrugën “Ylber Fanaj” të këtij qyteti.

“Sot, rreth orës 10:00 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B., me një mjet të prehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe prokurori i shtetit kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për ekzaminimin në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore