Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë as në Zvicër as në Austri

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar këtë të shtunë disa pamje të mahnitshme nga Vermoshi.

Në postimin në "Facebook", kreu i qeverisë thotë se këto pamje nuk janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur. Mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike”, shkruan Rama.

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Perla e veriut, Vermoshi/ Rama poston pamjet mahnitëse: S’janë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore