Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përjetuan TMERRIN, familja në Astir flasin për rënien e ashensorit nga kati 5 në 0: Sapo u hap dera…

Përjetuan TMERRIN, familja në Astir flasin për rënien e

Familja Kazhani e cila përjetoi tmerr me ashensorin në Astir kanë dhënë dëshmitë e tyre. Për mediat, ata deklaruan se jetonin prej shumë kohësh me qira në banesën në Astir. Ata bënë me dije se në momentin që është hapur dera në katin e 5 dhe do dilnin prej aty, ashensori është shkëputur menjëherë dhe me shpejtësi ka rënë në katin zero. Sipas familjes Kazhani prej ditësh ata e kanë përdorur ashensorin dhe nuk ka pasur probleme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 19:30. Familja Kazhani mori ashensorin për t’u ngjitur në katin e 5 ku kanë banesën dhe në momentin që ashensori ka mbërritur pësoi avari duke u shkëputur dhe rënë në katin zero. 5 pjestarët e familjes kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja, e vetmja që ka pasur dëmtime ka qenë 56-vjeçarja Selvije Kazhani, e cila ka bërë ekazaminime në spitalin e Traumës dhe pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.

Shkak për rënien e ashensorit është bërë pesha më shumë nga sa ishte e lejuar, pasi brenda në ashensor lejohej hyrja e vetëm 4 personave ndërkohë që përveç çiftit Sinan dhe Selvie Kazani kanë qenë edhe 3 persona të tjerë të së njëjtës familje.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore