Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përjashtimi nga PD/ Basha dhe Berisha nisin përballjen me bazën, kryedemokrati strategji kundër "atit politik"

Përjashtimi nga PD/ Basha dhe Berisha nisin përballjen me bazën,

Brenda Partisë Demokratike ka nisur një luftë ku kryetema është përjashtimi i Sali Berishës nga grupi më i madh parlamentar i opozitës. Nëse Berisha ka shpallur turin për të nisur procesin për rrëzimin e Bashës si kryetar i PD-së, kjo pas vendimit të marrë për përjashtim të përkohshëm, ultimatum i SHBA pas shpalljes si person "non grata", Basha nga ana e tij nuk po qëndron i heshtur.

Mësohet se Basha një ditë më parë ka pasur një takim në qytetin e Fierit me demokratët dhe drejtuesit e degës së kësaj partie. Ky takim u zhvillua një ditë përpara atij që ka paralajmëruar Berisha që do të zhvillojë sot në qytetin e Fierit.

Gjithashtu Basha ka hartuar edhe një strategji kundër Berishës, duke programuar një agjendë takimesh me bazën dhe strukturat për të sqaruar mbi arsyet e vendimit për përjashtimn e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Mësohet se turi i radhës i Bashës me takimet me strukturat e PD-së do të jenë Lezha dhe Shkodra, aty ku janë edhe bastionet e demokratëve. Fillimisht Basha, pas shpalljes non grata të Berishës, mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për të sqaruar mbi vendimin e tij dhe mbi të gjitha për të kërkuar që edhe baza të vihej në dijeni, pasi PD në këtë përballje ka zgjedhur të jetë aleat me SHBA-në.

Strategjinë e re të opozitës, e ka pranuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, i cili në studion e "Opinion" u shpreh se qëllimi lidhet edhe me riorganizimin e opozitës në prag të nisjes së sezonit politik.

Një ditë më parë mbledhja e grupit parlamentar të PD-së u shoqërua me debate mes Bashës dhe deputetit Noka. Ky i fundit e cilësoi si një thikë pas shpine vendimin për përjashtimin e Berishës dhe se kërkoi që vendimin ta merrte Kuvendi Kombëtar.

Kjo u kontestua nga ana e Bashës, i cili në mbledhjen me dyer të mbyllura deklaroi se "nuk do të lejonte mbajtjen e një Kuvendi antimerikan". Basha më tej ka deklaruar se vendimin për shpalljen e Berishës "non grata" është marrë nga kupola e SHBA, pra jo nga ndonjë diplomat.  "Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit Amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë”, mësohet të ketë deklaruar Basha në mbledhjen e djeshme të grupit të PD-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore