Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

SHBA reagon pas përjashtimit të Sali Berishës: Basha meriton respekt, do punojmë më ngushtë se kurrë me PD-në

SHBA reagon pas përjashtimit të Sali Berishës: Basha meriton

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

SHBA e konsideron vendimin e Bashës të vështirë, ndërsa thekson se lideri i PD meriton respekt.

Ambasada thekson se pret me kënaqësi të punojë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

"Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.",thuhet në njoftim. 

Kujtojmë se përjashtimi i Berishës nga PD ishte një kërkesë e SHBA, pasi kjo e fundit e shpalli Berishën "non grata" për "korrupsion madhor"./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore