Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përjashtimi i Berishës/ Basha sqaron 'pazarin' me Ramën: Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është...

Përjashtimi i Berishës/ Basha sqaron 'pazarin' me

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar akuzat e Sali Berishës se ai po bashkëpunon me Edi Ramën.

I pyetur nëse është e vërtetë se ka pasur një pazar mes tij dhe Edi Ramës, për shkarkimin e Berishës, Lulzim Basha u përgjigj shkurt.

"Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama", tha Basha.

Basha nuk pranoi të përgjigjet për një tentativë për shkarkimin e tij dhe as pyetjes nëse ka pasur presion për të përjashtuar Berishën.

Pak më herët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se përjashtimi i tij nga grupi i PD, është pasojë një marrëveshje e fëlliqur mes Ramës dhe Bashës.

"Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar", tha Berisha.

Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

"Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale", tha Berisha./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore