Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përfundon mbledhja e fermerëve me Ramën, kreu i sindikatës: Qeveria nuk i njeh problemet e fermerëve, ramë dakord që...

Përfundon mbledhja e fermerëve me Ramën, kreu i sindikatës:

KUVEND- Kreu i Sindikatës të fermerëve të Lushnjes gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se kanë rënë dakort që të ulen në diskutime me qeverinë.

Ky konfirmim ka ardhur pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera kreu I sindikatës së fermerëve të Lushnjes tha gjithashtu vuri në dukje se qeveria nuk i njeh problemet reale të fermerëve.

“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka.

Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë”, tha kreu i shoqatës./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore