Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë, rrezikohen edhe varkat e tjera

Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë, rrezikohen edhe

Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në zonën e triportit. Policia njofton se rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryheshin riparime.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Po ashtu nga flakët rrezikohen edhe varkat e peshkimit që janë të ankoruara përbri saj.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Përfshihet nga flakët peshkarexha në Vlorë, rrezikohen edhe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore