Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Përdhunoi vajzat e tij të mitura për dy vite, arrestohet babai monstër nga Kavaja

Përdhunoi vajzat e tij të mitura për dy vite, arrestohet babai

Është arrestuar ditën e sotme nga ana e policisë babai monstër i cili prej dy vitesh kishte përdhunuar vajzat e tij të mitura.

Bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kavajë, teksa publike për mediat është bërë pas denoncimit të vajzës së madhe të familjes, 17-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia dhe kërkonte të shpëtonte dhe pjesën tjetër të familjes nga monstra.

Sipas informacionit të policisë autori ishte rreth 40 vjeç dhe është identifkuar me inicialet F.M.

Njoftim i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore