Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përdhunoi 4 vite rresht vajzën e mitur të gruas, jepet vendimi për 39-vjeçarin nga Durrësi

Përdhunoi 4 vite rresht vajzën e mitur të gruas, jepet vendimi

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Durrësit për shtetasin L.Kurti këtë të martë, i arrestuar pak ditë më parë se dyshohej se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij.

39-vjecari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitura”. Prokuroria ka ngritur akuzën pas denoncimit që ka bërë e mitura me nënën e saj.

Ekspertiza mjekoligjore ka provuar pretendimet e vajzës 14-vjeçare e cila gjithçka ia kishte treguar të ëmës. Të dyja iu drejtuan Komisariatit të Policisë me padi pak ditë më parë për 39-vjeçari.

Një detaj i rëndë është që abuzimi ka ndodhur për katër vite rresht, sipas deklarimeve të së miturës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore