Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Përdhunoi 12-vjeçaren dhe e kërcënoi të mos tregonte, ky është 47-vjeçari nga Mati (FOTO)

Përdhunoi 12-vjeçaren dhe e kërcënoi të mos tregonte,

Ky është 47-vjeçari që abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare në Mat. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe burri e ka kërcënuar të miturën që të mos tregojë.

Mirëpo, e mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat dy ditë më parë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore