
“Për të marrë kredi të butë duhet shumë kurajo”, mësuesja e divorcuar prej 20-vitesh: Duhet të kesh shumë të ardhura
Në maj të vitit 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për strehimin social me qëllim lehtësimin e procedurave që duhet të plotësojnë të pastrehët për të përfituar një shtëpi me kredi të butë apo bonus qiraje. Por në realitet ndodh ndryshe.
Ndonëse në Bashkinë e Tiranës aplikohen disa programe strehimi për shtresat në nevojë, numri i përfituesve mes grave të divorcuara, nënave të vetme apo viktimave të dhunës në familje, numërohen me gishtat e dorës.
Për të folu rreth kësaj çështje, ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” Ina Kasimati, e cila është një grua e divorcuar. Ajo tregoi se për të fituar sa më shumë para, ka punuar edhe si pastruese dhe në supermarket.
Mësuesja tha se ka më shumë se 20 vite dhe jeton në shtëpi me qira. “Për të marrë kredi të butë duhet edhe të kesh shumë kurajo që të aplikosh. Kur jam interesuar për programin e kredisë së butë, kam kuptuar se edhe pse jam me një rrogë, unë nuk mund të kem kurajo për të aplikuar. Kjo pasi duhen disa të ardhura në fillim, 12-15 milionë të vjetra”, tha ajo.
Ina tregoi historinë e një zonje të re e cila ka aplikuar 4 herë për kredi të butë dhe vetëm në herën e katërt ka fituar. Por sipas saj, gruaja në fjalë është fituese por jo përfituese, pasi në bazë të ligjit duhet ta gjej vetë pronarin.

Ç’po ndodh në Elbasan? FNSH aksion të papritur
Historia e plotë >
Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen dy makina, plagoset një 21- vjeçar
Historia e plotë >




Shkelën masat anti-Covid, gjobiten mbi 1600 persona në 24 orët e fundit
Historia e plotë >
Meta i pakënaqur nga SPAK: Merret me “cironkat”, nuk frikësohet askush
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
