Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PD thirrje qeverisë: Rritni fondet për shëndetësinë, anuloni koncesionet

PD thirrje qeverisë: Rritni fondet për shëndetësinë,

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia kërkon nga qeveria rritjen e fondeve për shëndetësinë. Ai thekson se Shqipëria është vendi me shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë në kohë pandemie.

Sipas Spahisë, ky është imazhi i kësaj qeverie, që teksa tkurr fondet për shëndetësinë, nuk i kursen aspak për PPP-të e koncesionet.

Deklarata e Bardh Spahisë

TE RRITEN FONDET PER SHENDETESINE EDHE DUKE ANULLUAR E RISHIKUAR KONCESIONET!

Përvecse jemi vendi me shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë në kohë pandemie, vetëm 2.97% të PBB, qeveria do i ulë edhe më tej fondet për shëndetësinë në dy vitet e ardhshme! Nuk e thotë opozita, por Organizata e Kombeve të Bashkuara, që monitoron mënyrën se si shtetet e saj anëtare po e menaxhojnë situatën e Covid-19!

Një qeveri që nuk kujdeset për qytetarët e vet, ky është imazhi i kësaj qeverie, që teksa tkurr fondet për shëndetësinë, nuk i kursen aspak për PPP-të e koncesionet, të cilat në këtë kohë pandemie provuan, se nuk i sollën asnjë mbështetje sistemit tonë shëndetësor, që po përballon me kapacitete modeste një epidemi të rëndë.
Kjo duket arsyeja pse ministrja e shëndetësisë nuk arrin të japë as edhe një shifër të vetme investimi të kryer apo që do kryhet! E pabesueshme se si një kryeministër të informohet me situatën nëpër spitale e të mos reagojë për të investuar!

Mungesa e empatisë dhe e humanizmit e këtij kryeministri, po shkëlqen si kurrë më parë në betejën me Covid-19. Nuk e dimë cfarë na rezervojnë muajt e ardhshëm, por kjo qeveri ka kurajon që të ulë edhe më tek fondet e pakëta për shëndetësinë! Dështimi në menaxhimin e situatës së Covid ka cuar në kolaps edhe sistemin e specializuar për sëmundjet e tjera. Në mungesë të investimeve për spital Covid, qeveria bllokoi shërbimet e tjera, duke i lënë të sëmurët kronikë me patologji të tjera në mëshirë të fatit. Kjo sjell një mbingarkesë tjetër për personelin shëndetësor, që do jetë tejet e vështirë për t’u menaxhuar! Kjo sepse problemet në vend që të zgjidhen, thjesht akumulohen dhe po bëhen të pamenaxhueshme!

Thirrja për qeverinë është: lerini videot e propagandës e rialokoni fonde për shëndetësinë! Nuk luhet me shëndetin e njerëzve! Sistemi ynë shëndetësor sic e provoi kjo krizë nuk ka kapacitetet e duhura! Nuk mundet të sprovohen më tej me mungesë financimi! Anulloni PPP-të e koncesionet ose rishikoni kontratat me ta në funksion të mbështetjes së sistemit publik shëndetësor! Pandemia e justifikon cdo rishikim kontrate! Duhet vetëm vullnet politik dhe njerëzillëk!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore