Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PD shpërndan listat e anëtarëve/ Gjana jep detajet: Do ti mbyllim dhe do ti...

PD shpërndan listat e anëtarëve/  Gjana jep detajet: Do ti

PD shpërndan listat e anëtarëve 2 ditë para votimit. Kandidatët për kryetar firmosin për 76 komisionet. Komisioni Zgjedhor hapi sot listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.
Duke siguruar transparencë dhe garanci për garë të barabratë, kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana bëri të ditur se, pas hapjes së sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e volosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi dhe kandidatëve për kryetar të PD.
Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi.
“Në pesë degë që kanë nga dy komisione bëhet një ndarje afërsisht e barabartë e numrit të anëtarëve. Kemi përgatitur zarfat për secilin prej komisioneve. Janë 76 zarfa në të cilat do të fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do t’i mbyllim, do t’i vulosim, dhe do t’i firmosim, secili, Kryetari dhe Sekretari i komisionit, detyrimisht dhe secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues të kandidatëve të këtij Komisioni, firmën mbi këto zarfe tek pjesa që mbyllet.
Zarfat, bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit. Pra do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel. Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit.”- u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore