Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PD mburret me komisionin Olldashi/ Këlliçi: Kjo marrëzi duhet të marrë fund, Rama të kërkojë falje për patronazhistët

PD mburret me komisionin Olldashi/ Këlliçi: Kjo marrëzi duhet

Zona Zero- Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin Zona Zero u shpreh se arsyeja se pse është kërkuar komisioni hetimor për zgjedhjet të 25 prillit është se opozita kërkon t'i jepet fund masakrës së zgjedhjeve dhe abuzimeve dhe që në Shqipëri të mos diskutohet më për zgjedhjet e vjedhura.

Pyetjes së moderatorit Thimi Samarxhiu se a beson se komisioni do të nxjerrë rezultate, pasi praktikat kanë treguar se këto struktura kanë dështuar, Këlliçi ia rrëzoi një tezë të tillë.

"E keni gabim, kemi pasur Komisionin hetimor Olldashi me Edi Ramën, që e hetoi gjatë periudhës si kryebashkiak, duke i nxjerrë vendimet e lejet e dyshimta. Ne kemi hyrë në Parlament për të përdorur çdo mundësi dhe folur me qytetarët dhe duke përdorur çdo instrument. Tani ne do të bëjmë pjesën tonë dhe është absurde që na kërkohet llogari pse kemi ngritur komisionin hetimor. Ne po shfrytëzojmë hapësirat dhe mundësitë që po na i jep Kushtetuta", tha Këlliçi.

Ai deklaroi se sot Shqipëria ndodhet në një krizë për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës. Ndërsa e cilësoi si skandaloze qëndrimin e Ramës për patronazhistët.

"Krijimi i një sistemi të tillë që kujton kohën e diktaturës është për të ardhur keq, Rama rrah gjoksin e thotë se jam krenar për këto. Kjo marrëzi duhet të marrë fund. Në ditën kur rritet çmimi i bukës dhe i dritave kryeministri del sot e thotë se do të çojë raketat në orbitë. Rama duhet të kishte kërkuar falje për patronazhistët në vend që të mbante një qëndrim të tillë në konferencën për shtyp me ambasadorin Soreca. Çfarë e pengon qeverinë të ulë TVSH për mallrat e shportës? Çekia mori vendimin që e hoqi TVSH për mallrat për tre muaj. Kriza që shpalli Rama është për shkak të keqqeverisjes", tha Këlliçi.

Ndërsa e cilësoi si të domosdoshme vettingun në politikë, pasi llumi i politikës ka drejtuar vendin, si në nivel lokal, kryebashkiakë apo të zgjedhur si deputetë.

"Vettingu në politikë është i domosdoshëm, këtu kemi parë në këto 10 vite persona me 5 identitete të bëhen kryetar bashkie, e persona që të dënuar për përdhnuar në grup e bëhen kryetar bashkie. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë", tha deputeti demokrat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore