Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PD i përgjigjet Ramës me video: Banori në çadër prej 8 muajsh, qeveria e harroi

PD i përgjigjet Ramës me video: Banori në çadër prej

Partia Demokratike i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme Ramës sa i përket fondeve për rindërtimin duke i nxjerrë një video të një qytetari që jeton në çadër prej afro një viti dhe është në pritje të ndërtimit të banesës së shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkelzen Ukës. Ai thotë se shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe është për rindërtim, por në bashkinë e Kurbinit askush s'i jep as përgjigje, e jo më zgjidhje.  “Kush pyt o vlla, kush pyt. Të shkosh dhe në bashki s’pyt kush, hala ska ardh thotë informacioni për shpi e asigjo”, - thotë Shkelzeni, i cili jeton  në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda e që duhet të presë dimrin pa asnjë shpresë.

Shkëlzen Uka: Unë quhem Shkëlzen Uka, banor i Shpërdhetit. Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë.

Belind Këlliçi: A ka ardhur kush  për t’iu pyetur që edhe pse kanë kaluar 10 muaj, çfarë po ndodh me ju që jeni ende në çadër, në baltë?

Qytetari: Kush pyt o vlla, kush pyet. Të shkosh dhe në bashki s’pyet kush, hala s’ka ardhë thotë informacioni për shpi e asgjë. Si mor s’ka ardh? Ne u bëmë tu mush vitin në çadër, po rrimë me minjtë e me macet e me qentë e s’pyt kush.

Ai thotë ruhu nga virusi. Ça virusi, ne e kemi marr virusin, ska virus tjetër, kjo është.  Ja, shikojeni çadrën si ka ik, ja plasmasi këtu. A rrihet këtu në çadër në gjithë këtë dimër që po vjen? Nanën sëmurë, unë vetë i sëmurë. Ku do rrimë, nuk kemi...nuk është mënyrë jetese kjo. Kjo është jetë si ti thush një jetë qeni. Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo lukks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti.

PD i përgjigjet Ramës me video: Banori në çadër prej

PD i përgjigjet Ramës me video: Banori në çadër prej

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore