
PD e përçarë/ Alibeaj nxjerr kandidatin e parë për zgjedhjet lokale (EMRI)
Pas dështimit të negociatave për daljen me emra të përbashkët, kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka nxjerrë kandidatin e parë për zgjedhjet lokale.
Në një njoftim të bërë në Facebook, ka qenë vetë Agon Kapllanaj i cili ka konfirmuar se do të kandidojë më 14 maj, duke u bërë thirrje qytetarëve të Mallakastrës për ta mbështetur.
“Të nderuar bashkëqytarë mallakastriotë kudo që ndodheni! Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj.
Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë,por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar.
Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit.
Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush, Agron Kapllanaj”, shprehet ai.





Protesta e Bërxullit/ Banorët bllokuan rrugën e Rinasit, ndërhynë policia
Historia e plotë >


Ndahet nga jeta ish-kryetari i bashkisë së Durrësit
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme

Më pak bukë e sallam dhe më shumë qofte/ Si po e ul konsumin ikja e të rinjve nga vendi: Bie shitja e prezervativëve
Aktualitet




