Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PD e Berishës apo e Alibeajt? Nis seanca në KAS, si do hyjë opozita në zgjedhje

PD e Berishës apo e Alibeajt? Nis seanca në KAS, si do hyjë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ankimimin e Sali Berishës për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore.

Përballë trupës së KAS përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj, kërkoi pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”- tha Nuraj, duke shtuar se kryekomisioneri duhej të priste derisa vendimi të merrte formë të prerë dhe t’i kalonte të gjithë hapat.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore