Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Patronazhistët dhe punësimet/ Rama: Karta e identitetit nuk është sensitive, të dhënat që janë bërë publike nuk janë të PS

Patronazhistët dhe punësimet/ Rama: Karta e identitetit nuk

 TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka mohuar që në prag të zgjedhjeve të 25 prillit të jenë punësuar më shumë se 10 mijë persona në administratë.

Opozita ka denoncuar vazhdimisht se të punësuarit ishin patronazhistë që punuan për masakrën zgjedhore.

Sipas kryeministrit, shifra nuk është e qartë dhe punësimet kanë qenë të planifikuara dhe nuk kanë lidhje me zgjedhjet

“Nuk është e vërtetë që janë shtuar 10 mijë të punësuar para zgjedhjeve. Punësimet janë të argumentuara, por shifra nuk është e saktë. Janë të gjitha pjesë e punës tonë që nuk ka patur lidhje fare me zgjedhjet. Na është dashur të shpenzojmë shumë më tepër për shkak të rindërtimit”, tha Rama në Tv Mcn.

Rama mohoi që Partia Socialiste të ketë një databazë që përmban kartat ID të qytetarëve dhe tha se databaza e publikuar në media është e manipuluar.

“Ne kemi përdorur një database të partisë, s’ka lidhje e-Albania. Është database e krijuar prej shumë vitesh. Ajo që ka ndodhur është se në media është folur për një database për të cilën ne nuk kemi nevoj. Regjistri I gjendjes civile ka qenë I aksesueshëm deri në momentin që u hap ky muhat dhe Carlo Bolino e bleu. Karta jonë e identitetit nuk është sensitive sepse ka një numër që nuk ka brenda asgjë, është bosh karta. Kjo është hipotezë e pabazuar në fakt. Ato që kanë dalë nuk janë database të PS. PS ka një database dhe është kombëtare e PS dhe e ka të ndarë sipas qarqeve. E dyta është bërë një hetim I thelluar dhe është bërë puna dhe nga dokumenti del që nuk kemi të bëjmë me asnjë cënim I të dhënave personale. Nuk janë marrë nga e Albania. Databasa që ka dalë është me qëllim e manipuluar. PS nuk ka në databasën e vet karta ID”, tha Rama. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore