Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pastruesja vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e zyrtares/ Berisha: Paratë e gjetura janë të Arben Ahmetajt

Pastruesja vodhi 500 mijë euro në shtëpinë e zyrtares/

Sali Berisha është i bindur se paratë e gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi janë të Arben Ahmetaj. 

“Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha këmbëngul Alda Klosi,  shefja e kabinetit e ish ministrit  Arben Ahmetaj, ka bashkëpunuar me pastruesen e saj për të fshehur paratë.

“Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese.  Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që  pastruesja  e  preferuar të zyrtarëve te lartë të Ministrisë së Financave të  shpallet e penduar e drejtësisë për të vendosur para hekurave hajdutët e vërtetë.



 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore