Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek ish-bodigardi i babait të tij

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha është lakuar prej kohësh nga politka dhe media si një personazh që në emër të të atit kur ai ishte në pushtet, ka abuzuar me të qënit i biri i kryeministrit. Një ndër skandalet me të mëdha ku ai është i dyshuar si i përfshirë është afera e CEZ, për të cilën para pak ditësh Prokuroria e Krimeve të Rënda e thirri Berishën për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka thënë disa herë nëpër intervista se Shkëlzeni merrej me shumë punë të pista pranë stadiumit “Dinamo”.

Megjithatë, ajo që është e sigurtë sot është fakti se Shkëlzen Berisha është shumë i pasur. Një pasuri e kamur e cila nuk dihet se nga vjen, ama, jeta e tij superluksoze me modelen Armina Mevlani ku pushimet fillojnë në ishujt Maldive dhe mbarojnë në Paris, janë të ditura nga gjithëkush.

Por, që nga momenti që Sali Berisha humbi zgjedhjet, Shkëlzen Berisha ka filluar të bëjë lëvizje. Ndoshta ngaqë siç thotë amerikani “Në rast se do të gjesh fajtorin, ndiq paratë”, Shkelzeni ka filluar 2 vjet pas humbjes së pushtetit nga babai i tij, të shesë prona që kapin vlerën e gjysme milioni dollar.

Ne kemi mundur të sigurojmë kontratën e noterizuar të shitjes së një apartamenti në Tiranë, rreth 200 metra katrorë nga Shkëlzen Berisha në fund të 2015-ës, në 9 dhjetor, 2015.

Vllera me të cilën e ka shitur apartamentin Shkëlzeni është mbi 500 mijë euro, ose 715 milionë lekë. Shtëpia 200 metra katrorë e Shkëlzenit, është shitur nga ai me gjithë orendi dhe garazh.

Pyetja që lind është, edhe sa shtëpi të tjera ka Shkëlzeni? Ose më saktë, nga kanë buruar gjithë këto para, që një njeri më pak se 40-vjeç të disponojë kaq shumë pasuri?

Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Siç shihet nga dokumentat e mëposhtme, Shkëlzeni, i biri i Saliut dhe Liries, me numër pasaporte siç shkruhet në kontratën e shitjes, ja ka shitur shtëpinë Myftar Lumeshit. Lumeshi është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000. Ai ishte një nga Tropojanët që Berisha kishte marrë si mburojë në PD.

Madje, përtej kësaj, Lumeshi është përmendur edhe për biznesin e tij të e paligjshem me Shkëlzenin për lojrat e fatit “Casino” gjatë kohës që Sali Berisha ishte Kryeministër.

Në vitin 2008 deputeti socialist Taulant Balla, e kishte akuzuar Sali Berishen se djali i tij menaxhon disa casino në zonën e bllokut sëbashku me Myftar Lumeshin. Por Berisha iu hakerrye Ballës asokohe duke i thënë se do t’ia bënte fytyrën si këpuca dhe mohoi çdo njohje të djalit të tij me Myftar Lumeshin.

Ndërkohë, para pak se dy vitesh, Shkëlzeni i ka shitur apartamentin 500 mijë eurosh Lumeshit, duke nxjerrë kësilloj edhe ish-kryeministrin blof, por edhe duke na bërë të dyshojmë për shitjen e kryer. Nëse është siç pretendonte Balla në 2008-ën, atëherë, Shkëlzeni i bie që t’i ketë shitur apartamentin ortakut të tij, ose ndoshta të mos je ketë shitur de fakto, por thjeshtë për të hequr nga vetja pasuri ngaqë do hetohet, ka bërë një shitje ligjore./Lexo.al

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Pastrim parash/ Shkëlzen Berisha shiti apartamentin 500 mijë euro, tek

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore