Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pasi piu kokainë me të e masakroi 62 herë me thikë/ I riu shqiptar del para Gjykatës për vrasjen e rumunit (EMRI)

Pasi piu kokainë me të e masakroi 62 herë me thikë/ I riu

I riu shqiptar Erlin Hasa masakroi 62 herë me thikë një rumun, baba të tre fëmijëve, pas një sherri që nisi në një lokal nate.

Viktima është Marian Savu, 43 vjeç i cili tentoni të largohej nga zona Perry Barr, por u godit barbarisht me thikë plot 62 herë sipas prokurorisë nga shqiptari  Erlin Hasa.

Dinamika e kësaj vrasje u tregua nga prokurori çështjes në seancën e parë gjyqësore  Birmingham Croën Court.

Shqiptari Erlin Hasa 35 vjeç mohoi akuzat për vrasje. Deborah Gould QC, prokurore tha se në 2 Mars 2021 Hasa bashkë me katër miq kishin shkuar në Peerry House.

Njëri prej miqve të Hasës goditi rumunin  Marian Savu, por më përpara ata së bashku kishin konsumuar kokainë.

Një orë më pas shqiptari Hasa e sulmoi me thikë rumunin në pjesën e përparme të kraharorit. Marian Savu mundi të largohet por u rrëzua në tokë.

Në këtë moment Erlin Hasa ka vijuar ta godasë me thikë në mënyrë barbare. Autopsia nxori se Savu kishte marrë 62 goditje.

Prokurorja tha se Hasa nuk e ndaloi goditjen deri kur viktima dha shpirt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore