Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pasaardhësit e Qazim Mulletit: Erion Braçe spekuloi dhe keqinterpretoi mbi një dokument

Pasaardhësit e Qazim Mulletit: Erion Braçe spekuloi dhe

Pasardhësit e Qazim Mulletit akuzojnë zv.kryeministrin Erion Braçe se ka spekuluar me përhapjen në rrjetet sociale të një dokumenti, që e kanë nxjerrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar.

“Zv.Kryeministri spekulloi sikur urdhrin e ekzekutimit e kishte dhënë Qazim Mulleti, ndërsa ishte thjesht një shkresë përgjigje ku informonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku informonte se tre ekzekutimet ishin kryer. Nga ana juridike ishte një vendim gjykate e përbërë nga oficerë italianë që kishte dhënë vendimin, nuk ishte Qazim Mulleti ai që dha vendimin”, deklaroi i afërmi, Nuiton Mulleti.

Ai akuzoi edhe drejtuesit e Teatrit Kombëtar për hipokrizi.

“Jo rastësisht edhe drejtori i Teatrit, zoti Çuli pasi ish-zv.Kryeministri publikoi dokumentin bëri një postim ku u kërkonte anëtarëve të familjes që të jepnin shpjegime”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore