Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pas Vlorës e Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër e Fier në “gjueti” të të fortëve

Pas Vlorës e Elbasanit, RENEA zbarkon në Shkodër e Fier në

Pas Vlorës dhe Elbasanit, forcat speciale RENEA janë përfshirë në një operacion për arrestimin e të fortëve në Shkodër dhe Fier.

Aksioni i tyre mbështetet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policitë vendore.

Qëllimi i kontrolleve të befasishme është kapja e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.

Në drejtim të operacionit janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore të uniformave blu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore