Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pas Tiranës, një tjetër qytet është kthyer në vatër të rrezikshme/ Infektohen mjekë, mësues e punonjës

Pas Tiranës, një tjetër qytet është kthyer në

Mësues,edukatore,mjekë dhe punonjës institucionesh janë prekur nga Covid edhe  në qytetin e Beratit. 

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat edhe këtë fillim jave kanë njohur rritje të lartë, ku mes të infektuarve regjistrohen mësues, edukatore, mjekë dhe punonjës institucionesh.

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë një oksigjenist dhe një infermier i Repartit të Infektivit. Infektimet kanë vijuar edhe në Qendrat Shëndetësore, ku janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi 1 infermier në Qendrën Shënderësore në fshatin Cukalat dhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen sërish edhe mësues e edukatore. Konfirmohen të infektuara me Covid-19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, 1 edukatore në kopshtin “Barrikadë” dhe një tjetër sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore