
Pas sherrit, "zbrazet" Parlamenti/ Berisha vijon fjalimin: Ia mbathën të turpëruar si hije
Seanca e sotme plenare ka nisur me përplasje të forta, ku protagonist si gjithmonë, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjithçka nisim, pasi Berisha u ngrit në foltore për të mbajtur fjalim, edhe pse kryetarja e Parlamentit nuk i kishte dhënë radhën. Pas përplasjeve të shumta, të gjithë deputetët janë larguar, ndërsa Berisha ka vijuar fjalimi ne tij.
“Si ikën, si ia mbathën, si hije, të turpëruar, të papërgjegjshëm, të pashpresë para kësaj dallge të fuqishme, të cilën s’do mund ta kalojnë pa dhënë llogari para jush gjer më një. Afera Rama-McGonigal është nga aferat më kriminale, ëm të pista në tërë historinë. Një kryeministër korrupton një shef kryesor të zbulimeve për të luftuar opozitën në vend.
Një akt i pashembullt, një akt që mund ta bënin diktatorë si Gedaff apo Enver Hoxha. Sot i patë se si ia mbathën, si u tmerruan nga transparenca që duhej të bëhej për këtë skandal para jush. Ju e patë se si Edi Rama me dy konfidentë të tij lozte me fatet e demokracisë së vendit. Ju e patë se si janë të aftë të reagojnë para një superskandali, të reagojnë në kope, sikur nuk kanë zgjedhës, sikur nuk kanë familje, sikur nuk kanë vend, sikur nuk kanë interesa shoqërore kombëtare, pro vetëm interesa të xhepi të tyre.
Sekti i Rilindjes është sot armik kryesor i demokracisë, i qenies, i dinjitetit të shqiptarëve. Mandatin tuaj do ta përdorim gjer në fund në interesin tuaj. Sot s’ka interes më të madh se transparenca e plotë e kësaj afere. Ndaj ne vendosëm të qëndrojmë sot në Parlament e të mos diskutohet asgjë tjetër.
Ju siguroj që do të ndodhë të thirret Rama të dëshmojë. Rama nuk ka shpëtim. Ne duhet ti japim shtytjen e fundit,. Nuk la gjë pa bërë në kurriz të shqiptarëve”, tha Berisha.


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

