Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pas zyshave tek "Çajupi"! Plas sherri mes gjimnazistëve në Durrës, të rinjtë grushtojnë njëri-tjetrin (Video)

Pas zyshave tek "Çajupi"! Plas sherri mes gjimnazistëve

Pas sherrit të zyshave tek "Çajupi" në Tiranë, disa gjimanzistë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit. Pamjet e sherrit janë publikuar nga JOQ dhe tregon momentin kur të rinjtë godasin me grushtë njëri-tjetrin.

Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.

Kujtojmë se një konflikt banal mes dy mësueseve të shkollës Andon Zako Çajupi është bërë shkak për një konflikt fizik dhe përdorimin e armëve fare pranë institucionit arsimor. Mosmarrëveshja mes mësueseve të Historisë dhe Gjuhë Leterësisë mësohet se ka nisur pasditen e së premtes dhe ka vazhduar edhe mëngjesin e të hënës, 11 tetor, ku u përfshinë në koflikt edhe familjarët e tyre.

Incidenti ndodhi rreth ores 8.30 të mëngjesit të 11 tetorit 2021 në afërsi të gjimnazit Çajupi ku dëshmitarë ishin edhe vetë nxenësit e tyre.

Sipas policisë 2 mësueset janë ulur në një lokal në afërsi të shkollës ku edhe konflikti u agravua duke sjellë edhe dëmtimin e katër personave të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

Në debat e sipër dhe me akuza të ndërsjellta arsimtaret kanë telefonuar të afërmit e tyre ku më pas janë përfshirë në konflikt të paktën 5 persona disa prej tyre të armatosur./Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore