Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pas Merkel, presidentja e KE vizitë në Ballkan

Pas Merkel, presidentja e KE vizitë në Ballkan

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Europian ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin. Von der Leyen do të udhëtojë në rajon para fundit të muajit.

“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE.  Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane,” ka thënë Von der Leyen, raporton ABC.

Ajo ka shtuar se do të rrisin investimet në Ballkanin Perëndimor.“Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.  Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka theksuar presidentja e KE.

Një ditë më parë në Shqipëri ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u takua me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ndër të tjera në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Merkel, e cila lë detyrën pas disa ditësh theksoi se BE duhet të mbajë premtimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore