
Pas Edi Palokës dhe Bujar Leskaj, një tjetër deputet i PD përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi (EMRI)
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi.
Shkak për këtë janë bërë përplasjet dhe sjelljet e tij të bërë dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për Portin e ri të Durrësit.
Pas disa orësh diskutimesh kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike.
Në momentin që po votohej vetëm nga socialistët, deputeti i PD Gazment Bardhi u ngrit nga vendi dhe ka marrë mikrofonin drejtueses së Komisionit duke e hedhur. Po ashtu Bardhi hodhi edhe letra në drejtim të Klotilda Bushkës.
“Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka, ndërsa në këtë moment, Gazment Bardhi ngrihet nga vendi dhe i hedh mikrofonin.
Pavarësisht përplasjeve, me votat e deputetëve të mazhorancës është miratuar raporti për projektbuxhetin e projektit të Portit të Durrësit.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




