Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

Pas 11 Dhjetorit? Nishani: Revolta, jemi në sheshe

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Opinion” se pas kuvendit të 11 Dhjetorit do të nisë opozita e vërtetë e Partisë Demokratike.

Nishani u shpreh se edhe në rast të konsiderimit të kuvendit si të paligjshëm nga ana e Bashës, kundërshtarët e regjimit siç e cilësoi ai do të jenë në sheshe dhe protesta.

Ndër të tjera, Nishani pohoi se: “Të konsiderosh të paligjshëm kuvendin e 11 Dhjetorit do të thotë të konsiderosh të paligjshme PD-në”.

Pjesë nga diskutimi në studio

Nishani: PD pas 11 Dhjetorit fillon e funksionon me strukturat e saj, me lidershipin, me anëtarësinë.

Fevziu: Një PD paralele?

Nishani: Një PD ka. Ne nuk merremi me Lulzim Bashën.

Fevziu: Me kë merreni?

Nishani: Me qeverinë.

Fevziu: Në parlament të drejtën e ka Basha.

Fevziu: Një parti paralele pastaj. Protesta?

Nishani: Aq më tepër kur zoti Basha…

Fevziu: Do dilni në mitingje?

Nishani: Në revolta jo në mitingje, sepse detyra e opozitës është të përballesh me regjimin. Çfarë do bëjë PD më 12, më 13? Se ka njerëz që kanë punuar me Bashën që mendojnë se PD i lë gjërat në mes. Pas këtij kuvendi do fillojë të bëjë detyrën e opozitës. Basha s’e bën dot. Ku i ka delegatët. Do rri në zyrë ai? Ne jemi në sheshe./Opinion.al

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore