Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Parlamenti infektohet nga Covid, deputeti i opozitës rezulton pozitiv, një ditë më parë ishte në seancë

Parlamenti infektohet nga Covid, deputeti i opozitës rezulton pozitiv,

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë Gjoni me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë. Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i p?rkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm”, shkruan Gjoni.

Ndërkaq deputeti i opozitës ka qenë i pranishëm në seancën e Parlamentit ku është diskutuar raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Gjoni bëhet deputeti i dytë që preket nga Covid-19. Më parë ishte prekur deputeti po i opozitës, Adriatik Alimadhi, i cili iu nënshtrua terapisë intensive në spitalin 'Shefqet Ndroqi".

Parlamenti infektohet nga Covid, deputeti i opozitës rezulton pozitiv,

Reagimi i plote në Facebook

Mirëmëngjes miq 
Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.
Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.
Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.
Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.
Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.
Sidoqoftë, mbetem më i p?rkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.
Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.
Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.
Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.
Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë. ?
Lani duart pa pushim. 
Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. ?
Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.
Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

#RuajVeten #MbajDistancë #MbroTëTjerët

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore