
“Paratë i mora nga një biznesmen, jam gati të bashkëpunoj”/ Çfarë pritet të zbulojë efektivi i RENEA-s
Shefi i stërvitjes në repartin RENEA, Altin Morina, ka dalë para gjykatë së Tiranës ditën e sotme ku është njohur me masën e arrestit me burg. Morina u kap me 113 mijë euro në një makinë tip Audi SQ8.
Ndaj tij prokuroria ka ngritur tri akuza: pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.
Morina, në deklaratën e tij para gjykatës, ka treguar se i ka marrë paratë nga një biznesmen, teksa është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë. “Paratë nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.
I mora 20 minuta para se të arrestohesha nga një biznesmen. Paratë i mora borxh për arsye personale. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me prokurorinë”, mësohet të jetë shprehur Morina.
39-vjeçari është prej shumë vitesh pjesë e strukturave policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA e dikurshme. Morina në vitin 2012 kaloi i oficer në komisariatin numër 3 në Tiranë.
Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.






Degradon sherri në Durrës, dy persona zihen me leva
Historia e plotë >


As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive ...
Historia e plotë >
Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Bonus shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur

Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

KUJDES! Përkeqësohet moti, del njoftimi i rëndësishëm për MASAT: Ndaloni...
Aktualitet




