Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Parashikoi rënien e kullave binjake/ Nostradamusi tregon çfarë do ndodhë me mbretëreshën Elisabeth II!

Parashikoi rënien e kullave binjake/ Nostradamusi tregon çfarë

Fizikani dhe astrologu francez, Michel de Notre Dame, që historikisht njihet si Nostradamus, konsiderohet si njëri nga parashikuesit më të saktë të historisë. Në librin e tij të titulluar “Profecitë” ai ka shkruar më shumë se njëmijë vjersha, kryesisht me nga katër rreshta, që duket se parashikojnë të ardhmen. Michel kishte filluar të ketë vizione në një moshë shumë të re.

Ai thjesht ndalonte për të shikuar në një enë me ujë dhe gjatë kohës kur  shikonte ujin ai kishte vizione të së ardhmes. Mes parashikimeve të tij është edhe parashikimi për mbretëreshën Elisabeth. Sipas tij askush nuk do e trashëgojë më fronin e Anglisë pas Elisabethës. Këtu përjashtohet djali i saj Charles, nipi William dhe stërnipi George.

Mes shumë e shumë shkrimeve të Nostradamus flitet për një ‘mbretëri që do ndalojë së ekzistuari’ dhe të gjithë po i kthejnë sytë nga Mbretëria e Bashkuar me në krye Elisabethën që prej 1953-it. Theksojmë se mbretëresha po kalon një situatë shumë të vështirë me ndarjen nga jetë të bashkëshortit të saj Princ Philip.

Nostradamus ka parashikuar shpikjen e Nazismit, rënien e kullave binjake, ndërsa për 2021-in ka përmendur disa tërmete, asteroide dhe ardhjen e zombive. Pas gjithë këtyre, mbetet për të parë nëse Nostradamusit do t’i dalin parashikimet e bëra.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore