Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Parandalohet ngjarja e RËNDË në Vlorë/ Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, autorët do t’ia shisnin një grupi kriminal për 10 mijë euro

Parandalohet ngjarja e RËNDË në Vlorë/ Sekuestrohen 3 mina

Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kapën me 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë. 

Sipas policisë dyshohet se 2 të rinjtë, që u prangosën në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisnin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro.   

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.   

Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, u arrestuan për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore