Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Paralajmërimi i Ramës: Do ngremë satelitët shqiptarë në orbitë, ky vend nuk është ‘tokë e xanun’

Paralajmërimi i Ramës: Do ngremë satelitët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria përveç dronave do të cojë dhe satelitë në orbitë. Të quajtura ‘Albania 1 dhe 2’.

Kreu i qeverisë u shpreh se ato do të kontrollojnë territorin, trafiqet dhe do hiqen nga duart e atyre që kontrollojnë me sy.

“Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit, kur nuk iu financonte njeri dhe u detyruat të bënit akrobacira, si ajo që bëtë me Bankën e Shqipërisë, për të shitur Hotel Dajtin.

The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 Albania 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun. 

Na keni lënë një situatë që do kohë dhe durim për të pastruar por ne shohim shumë lart. Jo drona por edhe satelitë. Në mënyrë që kontrolli mbi territorin, trafiqet të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Prandaj sytë për të kontrolluar do i çojmë në qiell. Qeshni se e keni program partie. Qeshni se nuk qani dot’- tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore