Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Para vrasjes, ishte me Berishën"/ Izet Haxhia flet në gjykatë: Ja kush e qëlloi Azem Hajdarin dhe si ndodhi krimi

"Para vrasjes, ishte me Berishën"/ Izet Haxhia flet në

TIRANË - Izet Haxhia ka dëshmuar sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se nuk e nxori ai në pritë Hajdarin. Në dëshminë e publikuar nga news24, Haxhia ka deklaruar se Azem Hajdari është qëlluar nga Fatmir Haklaj.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami.

Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin.”, tha Haxhia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore