Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Papandreu bën bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën! "Simpoziumi Symi" është arsyeja e vizitës së Ramës në shtetin Helen

Papandreu bën bashkë Albin Kurtin dhe Edi Ramën! "Simpoziumi

Përderisa në komunën e Deçanit është shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë janë hospitalizuar. Kryeministri i vendit  Albin Kurti, ka gjetur kohë për akomodim në një hotel luksoz në Greqi.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Por duket se këtij eventi i është shtuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili ka mbërritur ditën e djeshme dhe është pritur nga ish-kryeministri i Greqisë, George Andreas Papandreou.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga TopChannel takimi mes dy zyrtarëve është tejet i ngrohtë. Burime për gazetn Shqip thane se Rama dhe Kurti janë bërë pjesë e pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Simpoziumi Symi është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë.

Symi mbledh së bashku individë me mendime të ndryshme, prejardhje të ndryshme, intelektualë, politikanë, laureatë të Nobelit, sipërmarrës, diplomatë, shkencëtarë dhe aktivistëve për të diskutuar disa nga çështjet më të ngutshme të kohës sonë. Ajo u mbajt për herë të parë në 1998, në ishullin Symi, i cili që atëherë i ka dhënë emrin Simpoziumit./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore