Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pandemia drejt fundit/ Sa raste aktive me covid-19 ka në Shqipëri dhe qarku që mposhti virusin

Pandemia drejt fundit/ Sa raste aktive me covid-19 ka në Shqipëri dhe

TIRANË - Koronavirusi në Shqipëri po shkon drejt zhdukjes. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, në vendin tonë janë vetëm 136 raste aktive me koronavirus.

Referuar shpërndarjes gjeografike sipas qarqeve, numrin më të lartë e mban Shkodra, e ndjekur nga Tirana dhe Berati.

Vlora është zhdukur nga harta e qarqeve me covid, pasi nuk ka asnjë të infektuar, ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Kukës, ku raportohet vetëm 1 rast aktiv me covid.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1

Aktualisht janë vetëm 19 pacientë të shtruar në spital, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Sipas raportimeve nga Brukseli, Shqipëria ka potencialin të shpallet e sigurt për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian.

Gjithsesi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore