Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PAMJET/ Nxënësit kalojnë sipër kangjellave për të hyrë brenda shkollës në Lezhë, uji...

PAMJET/ Nxënësit kalojnë sipër kangjellave për të

Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” në Lezhë është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve intensive prej disa ditësh.

Deri më tani uji nuk është tërhequr ndërsa nxënësit janë të detyruar ta kalojnë rrugën duke u kapur pas kangjellave të shkollës.

Në një mënyrë aspak normale ata kanë vijuar procesin mësimor por kësaj radhe në një shkollë ku oborri është i mbushur me ujë.

Gazetarja e Top Channel mbërriti në vendngjarje, pas njoftimit në “Ti Raporto”, dhe situata nuk ishte rregulluar ende.

Sipas banorëve vendas, bashkia nuk po bën asgjë për të rregulluar problemin, që procesi mësimor të vijojë normalisht dhe fëmijët të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.

Në pamje shihet se si uji është prezent në çdo cep të shkollës dhe se fëmijët kapen pas kangjellave për të hyrë në shkollë me kujdes, për të mos u lagur./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore