
PAMJET/ Biznesmeni në Librazhd u sulmua me granatë dore, momenti kur Karriqi dhe Pano ia hedhin në lokal
Policia e Librazhdit arriti në përfundimin se biznesi i Dhimitër Kokonozit u sulmua me granatë dore. Shpërthimi në bar-bilardon e Kokonozit ndodhi mbrëmjen e 22 nëntorit rreth orës 02:30. Rei Karriqi dhe Arjan Pano, 23 vjeç dhe 42 vjeç të dy banues në lagjen nr 2 në Përrenjas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë një granatë dore në verandën e lokalit të Kokonozit.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet e shpërthimi me garanatë në biznesin e ish-sekretarit të PD-së në Përrenjas, ku siç shihet në video një person hedh granatën e më pas ndodh shpërthimi.
I kontaktuar nga mediat, Marigleni, djali i Kokonozit tha se autorët i njeh si fytyra, por nuk ka pasur komunikim apo konflikt me ta. Megjithatë shprehet se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje inati, ndërsa nuk dha detaje të tjera.
Njëri prej të ndaluarve rezulton me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare që mund të shërbejnë për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




