Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pak orë para proteste/ Berisha përsërit thirrjen e fortë dhe paralajmëron: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë...

Pak orë para proteste/ Berisha përsërit thirrjen e fortë dhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme, pak orë para zhvillimit të protestë së thirrur nga opozita. 

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisah shkruan se sot tirani lebetitet teksa konfirmon edhe njëherë orën e protestës. 

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! #sb,"- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

Nga ana tjetër duket se opozita nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën vetëm pak metra larg vendit ku liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë duke mbajtur mbledhjen e tyre  të rëndësishme.

Kujtojmë se ky samit është një organizim historik për Tiranën dhe Shqipërinë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore