Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pa pension për shkak të ligjit/ Gruaja paguhet për t’u kujdesur për djalin e sëmurë, por vetë nuk do marrë asgjë

Pa pension për shkak të ligjit/ Gruaja paguhet për t’u

Vule Balliu prej 23 vitesh i shërben djalit të saj i diagnostikuar që 11 muajsh me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në të tilla kushte djali ka kërkuar shërbim të vazhdueshëm. 

Prej 13 vitesh Vulja paguhet si kujdestare e djalit me 10 mijë lekw të vjetra. Por 54-vjeçares nuk i paguhen as sigurime shoqërore dhe as shëndetësore. Në të tilla kushte ajo s’mund të përfitojë pensionin e pleqërisë. Thënë ndryshe, shteti e paguan Vulen në të zezë.

Aktualisht përfitojnë pagesë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore personat që paguhen si kujdestarë të të sëmurëve para dhe tetraplegjikë.

Kategoritë e tjera siç janë sëmundjet mendore, kujdestarët e personave autikë, kujdestarët e personave me sindromën Down etj nuk e përfitojnë këtë pagesë.

Për pasojë edhe pse nuk kanë mundësi të punojnë, ata mbesin pa pension pleqërie apo lehtësira nga pagesat e sigurimeve shëndetësore./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore