Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Pa njohur Kosovën nuk ka BE" e zuri Vuçiçin në befasi me xhaketën e "paqes"! A do ti "trembë" Merkel liderët e Ballkanit me "blu-në"?

"Pa njohur Kosovën nuk ka BE" e zuri Vuçiçin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave. Ajo është pritur nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin ka zgjedhur të takohet vetëm me grusht, për shkak dhe të rregullave të pandemisë.

Pas ceremonisë zyrtare, Rama e ka prezantuar Merkel me “ekipin” e tij dhe të dy kanë vazhduar sipas axhendës. Pas një takimi “kokë më kokë” me Edi Ramën, Merkel do të takohet dhe me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Rinas, kancelarja gjermane është pritur nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka. Një nga një në Aeroportin e Shqipërisë po vijnë dhe liderët e tjerë të vendeve të rajonit. 

Paraqitje e Merkel pasqyrohet në ngjyrën e xhaketës së saj. Këtu nis problemi dhe për “ne”.

Dje në Serbi ajo kishte zgjedhur një xhaketë ngjyrë bezhë, që sipas ekspertëve e përdor kur dëshiron të dërgojë një mesazh paqeje por dha një mesazh shumë të fortë që e zuri në befasi Vuçiçin. Merkel i tha presidentit të Serbisë se pa "njohur Kosovën nuk ka anëtarësim në BE".

Ndërsa në Shqipëri ka zgjedhur xhaketën "blu" e cila simbolizon "qëllime serioze". Akoma nuk është zbuluar asgjë deri më tani se çfarë i ka thënë Ramës në takimin 45 minutësh që pati "kokë më kokë"./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore