Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pa iu dridhur qepiku ecte me 300 kg drogë në furgon/ Shqiptarit i gjenden në sirtarët e kuzhinës edhe... (FOTO)

Pa iu dridhur qepiku ecte me 300 kg drogë në furgon/ Shqiptarit i

Një sasi prej 8 kg drogë dhe armë u sekuestruan nga policia italiane në një apartament në Firence, në zonën Campo di Marte.

Kontrolli erdhi pas arrestimit të një burri 35 vjeçar me origjinë shqiptare që banonte aty, i prangosur në provincën e Leçes nën zotërim të 265 kilogramë marijuanë dhe 63 kilogramë hashash.

Në shtëpi u gjetën 8.5 kg hashash, 30 gram marihuanë dhe 4.5 kokainë, një substancë prerëse dhe dy pistoleta. Droga ishte fshehur në dollapët në disa çanta, ndërsa armët ishin në sirtarët e kuzhinës.

Kur u ndalua nga karabinierët, në komunën e Poggiardo (Lecce), ndërsa po udhëtonte në bordin e një furgoni të ngarkuar me drogë, burri ishte në shoqërinë e një ukrainasi 23-vjeçar, gjithashtu i arrestuar. Të dy akuzohen për trafik droge. 35-vjeçari gjithashtu do të duhet të përgjigjet për armëmbajtje pa leje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore