Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Ose e imja ose e askujt'/ 'Kasapi' shqiptar që vrau ukrainasen dhe të dashurin e saj shpallet në kërkim ndërkombëtar

'Ose e imja ose e askujt'/ 'Kasapi' shqiptar që vrau

Është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 45-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi tetorin e vitit të kaluar në një shtëpi pushimi në Loutraki në Greqi.

Prokuroria e Korintit lëshoi një urdhër arresti kundër shqiptarit 45 vjeçar, ish-i dashuri i 42 vjeçares ukrainase. Sipas autoriteteve ai është larguar nga Greqia, prandaj Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas hetimit të policisë, gjurmët e gishtave të autorit të dyshuar u gjetën në shtëpi, në vendin ku u krye krimi i dyfishtë.

“Ose e imja ose e askujt,”- ishin fjalët që shqiptari i kishte thënë të dashurës së tij, gjatë takimit të tyre të fundit para krimit të dyfishtë. 

Shtetasi shqiptar natën e vrasjes së dyfishtë kishte mbërritur në Loutraki me një makinë të marrë prej tij me qira.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar makinën e bardhë që ai po drejtonte natën fatale. Pasi theri 42-vjeçaren ukrainase Fotini Svitlana dhe mikun e saj farmacistin grek, Ioannis Zonitsa 42 vjeç, banorë të Loutraki, ai u mori atyre edhe sendet personale.

Me makinën e marrë me qira ai u kthye në Athinë dhe pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi kompanisë në Moskato.

'Ose e imja ose e askujt'/ 'Kasapi' shqiptar që vrau'Ose e imja ose e askujt'/ 'Kasapi' shqiptar që vrau'Ose e imja ose e askujt'/ 'Kasapi' shqiptar që vrau

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore