Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Opozita i la fushë të lirë PS/ Kume flet për shkarkimin e Metës: Kushtetuesja duhet të marrë opinionin e Venecias

Opozita i la fushë të lirë PS/ Kume flet për shkarkimin e

Shkarkimi i presidentit Meta dhe gjykimi në Kushtetuese ishte temë e diskutimit të ditës së sotme në emisionin Breaking në TopNews. Ish-kreu I KQZ Kristaq Kume ishte i ftuar ditënë e sotme ku tha se opozita i la fushë të lire mazhorancës në rast se do qëndronin, Meta nuk do shkarkohej.

“Presidenti u shkarkua politikisht dhe jo juridikisht. Meta është një ndër kundërshtarët më të fuqishëm ndaj Ramës. Pas këtij vendimi qëndrojnë interesa politike. Është veprim i cili kërkon që PS të arrij abjektivat e veta në hartimin e rregulloreve dhe formësimit ndaj kundërshtarëve politik siç ishte LSI dhe Ilir Meta që ka lidhje me këtë parti.  Opozita ia la fushë të lire mazhorancës në rast se do qëndronin, Meta nuk do shkarkohej. Duhet të bëjmë çështë e mundur që gjykata duhet të marrë vendimin  siç duhet”, tha Kume.

Kume shtoi më tej duke pohuar se, kushtetuesja duhet të marrë materialet dhe ka kohë 3 muaj gjykata kushtetuese nuk ka pse të përjashtohet mundësia që kjo gjykatë ti drejtohet komisionit të Venecias.

“Kushtetuesja duhet të marrë materialet dhe ka kohë 3 muaj gjykata kushtetuese nuk ka pse të përjashtohet mundësia që kjo gjykatë ti drejtohet komisionit të Venecias. Puna që do bëhet në gjykatë duhet të jetë mjaft bindëse dhe të ketë shumë argumenta, nuk ka rëndësi koha kur merret vendimi. Vendimi që do merret nga Kushtetuesja  do të jetë i shoqëruar me një produkt që do ti mirë rregulloj gjërat. Jemi në kushtet kur pale të ndryshme kanë opinione të ndryshme, unë këmbngul që ta lënë gjykatën kushtetuese ta vendos ajo që të kemi një product që e ka ligji. Jemi në kushtet kur do ta lëmë gjykatën kushtetuese ti japi zgjidhje këtij problem”, u shpreh Kume.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore